Shqipëria barazoi në shifrat 0-0 kundër Uellsit, duke u treguar edhe njëherë e konsoliduar në mbrojtje. Për herë të parë kuqezinjtë mund të rezistonin edhe për 90 minuta të tjera pa pësuar gol.
Kumbulla-Gjimshiti-Ismajli ishin treshja që dëshmuan qartazi vlerat e tyre dhe përligjën ekipet që luajnë në Serinë A. Mbrojtësi i Atalantës ka bërë një ndërhyrje të dyfishtë duke nxjerë tabelën: “Nuk kalohet këtu”. /Sport Ekspres/