Loris Karius ka vetëm një dëshirë për festat e këtij vitit: ta harrojë sa më parë vitin 2018-të. Një edicion krejtësisht i dështuar sa i përket anës personale për të, pasi jo vetëm me Liverpulin, por edhe në Turqi, në ndeshjen me Beshiktashin, gafat nuk po i ndahen.
Beshiktashi, skuadra ku luan gjermani u mund dje me rezultatin e thellë 4-1 në transfertë me ekipin e Kasimpasha, por goli i katërt mund të ishte lehtësisht i evitueshëm për Kariusin. Portieri pa topin t’i kalonte nën krah dhe të shkonte nën rrjetë, çka ka mjaftuar për t’u bërë subjekt humori në rrjetet sociale.
Kujtojmë që gafat e Kariusit i kushtuan humbjen e Championsit Liverpulit ndaj Realit. Një situatë e vështirë për portierin, uron që viti i ri të sjellë një vit shumë larg këtij që sapo kaloi.
https://twitter.com/mcoban_1905/status/1076536691295424513