Suarez prej vitesh mban një fashë në krahun e djathtë. Mirëpo, asnjë nuk e ka pasur kurrë të qartë arsyen pse e mban kur nuk ka pasur lëndime në krah. Sulmuesi uruguaian nuk e ka zgjidhur kurrë misterin se pse e mban atë fashë, dhe shumë menduan se ishte vetëm një pjesë e ritualit të tij para çdo ndeshjeje.
Mirëpo, ky mister u zbardh përfundimisht mbrëmë pasi kamerat fiksuan një moment interesant teksa Suarez përgatitej të futej në fushë në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt. Suarez vendosi fashën në krahun e tij ndërsa dëgjonte udhëzimet e ndihmësit të trajnerit dhe shumë persona e zgjidhën aty misterin.
Dihet se lojtarët nuk lejohen të mbajnë asnjë bizhuteri gjatë ndeshjeve dhe nëse kjo ndodh, duhet ta fshehin mirë që të mos lëndojnë aksidentalisht një futbollist në një duel. Suarez mban një byzylyk në dorën e djathtë që nuk e heq as kur luan ndeshje dhe duket se është ajo që i sjell fat. Kjo është arsyeja pse sulmuesi i Atletico Madrid vendos një fashë përpara çdo ndeshje në mënyrë që byzylyku ??të mos duket dhe që në një farë mënyre t’i vendosë një fashë gjatë ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/