Europa League/ Berat Gjimshiti luan sot shansin e fundit për t’u kualifikuar, vështrimi edhe te Barcelona e Xavit

Ditën e sotme do të luhen 4 sfidat e fazës cerek finale te Uefa Europa Leage. Në orën 18:45 do të luhet sfida e parë Atalanta–Leipzig, atje ku rikthehet edhe Berat Gjimshiti. Djemtë e Gasperinit do të provojnë fitoren pasi luajnë në shtëpinë e tyre edhe pse nuk do te jetë aspak e lehtë. Kualifikimi për në fazën tjetër varet nga kjo sfidë pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Në orën 21:00 do të luhen edhe 3 sfidat e tjera ku spikat ndeshja midis Barcelones dhe Eintracht Frankfurt. Ëndrra e Xavit për kampionat duket se është shuar tashmë dhe ky kompeticion është i vetmi trofe që mund të fitojë këtë sezon.

Ndeshja e kaluar përfundoi në barazim dhe i vetmi objektiv është fitorja. Në 2 sfidat e tjera Lyon do të presë ne shtëpi Ëest Ham dhe Braga do të udhëtoje drejt Skocisë. Në ndeshjen e parë Lyoni perfundoi në baraspeshë, ndërsa Braga fitoi me rezultatin minimal 1-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online