Kastrioti zhvilloi sot një miqësore me Shënkollin dhe fitoi me rezultatin 3-0. Një nga golat u realizua nga Edison Ndreca, mbrojtësi i majtë që në janar la Teutën dhe iu bashkua krutanëve. Në Superiore kishte provuar të luante edhe me Laçin, por te skuadra e Devollit ka gjetur veten dhe po aktivizohet rregullisht si titullar.
Ata që e kanë parë e dinë se ka një goditje potente dhe në të shkuarën edhe ka shënuar gola. Kjo ka ndodhur te Besëlidhja ne Kategorinë e Parë. Në miqësoren e sotme ka realizuar një gol mjaft të bukur me goditje dënimi. Gjuajtja e tij me të majtën ishte shumë e fortë dhe u ndal në rrjetë.