VIDEO/ Nuk dinte se ku ishte monitor i VAR! Ishte katastrofë te Bayern-Copenhagen, tifozët nuk kursejnë arbitren: Kthehu në kuzhinë dhe lëre futbollin

Një arbitre nga Franca, Stephanie Frappart, ka krijuar një kaos të vërtetë në ndeshjen mes Bayernit dhe Kopenhagës mbrëmjen e djeshme në Mynih. Pas gjithçkaje që ka dëshmuar, UEFA do të mendojë mirë për provën e saj të radhës në skenën e madhe të futbollit.

Stephanie Frappart ka qenë gjyqtare e FIFA-s prej vitesh. Kjo 39-vjeçare mori emërimin e saj në vitin 2009 dhe drejtoi shumë ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, ajo që bëri dje në Mynih është harakiri i vërtetë. Francezja ishte jashtë forme, ajo nuk dinte se çfarë po bënte dhe vendimet që mori ishin katastrofike, ndërsa në një moment dëshmoi se nuk dinte se ku ishte monitori i VAR.

Shumë tifozë janë të mendimit se Frappart nuk ka çfarë të kërkojë në ndeshjet e Champions League pas asaj paraqitje. “Nuk më shqetëson që ajo është një grua, por të paktën jepni arbitra që janë kompetentë për të arbitruar. Nuk ka kuptim që ajo të gjykojë ndeshje vetëm sepse është grua. Ajo është e tmerrshme dhe plotësisht e papërgatitur për ndeshjet e Champions League” është një nga komentet, ndërsa një tjetër shton:

“Nuk mund ta besoj se ajo është ende duke arbitruar ndeshje në një nivel të lartë. Ajo duket kaq e pasigurt, bën kaq shumë gabime të vogla por irrituese. Kënde të gabuara, faulle të gabuara, rivënie. Çdo ndeshje shohim të njëjtën gjë prej saj”. Ndërkohë nuk ishin të pakta komentet brutale që i tregonin Frappart se duhet të kthehet në kuzhinë pasi sipas tyre, futbolli nuk është për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online