VIDEO/ E mbani mend “bishën e futbollit”? Alkoli i shkatërroi karrierën, Adriano kthehet në fushë dhe skena kaq trishtuese nuk janë parë më herët…

Në 30 vitet e fundit, bota e futbollit ka parë disa sulmues fantastikë që kanë arritur të lënë gjurmë të mëdha, por disa prej tire mund të bënin shumë më tepër. Shembulli më i mirë është Adriano, i cili për shumë ishte sulmuesi më i mirë në botë kur shkëlqeu te Interi dhe më pas gjithçka shkoi drejt greminës. Pas disa vitesh, Adriano u rikthye sërish në fushë, por do të ishte më mirë të mos e kishte bërë këtë.

Braziliani pati disa sezone madhështore në fanellën e Interit dhe konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në botë në atë kohë. Mirëpo, gjithçka u ndërpre nga vdekja e të atit, nga e cila Adriano duket se nuk ka mundur të rikuperohet edhe sot e kësaj dite dhe kjo ka qenë katastrofike për karrierën e tij futbollistike. Ai iu dorëzua alkoolit dhe la pas dore futbollin dhe kur u largua nga Interi, tregoi në Sao Paulo, Flamengo, Roma dhe Corinthians se ende ka magji në këmbë, por kurrë nuk mundi ta heqë qafe atë barrë në shpinë.

Adriano e përfundoi karrierën e tij në vitin 2016 pas një periudhe të pasuksesshme te Miami United. Se nuk ka më magji në këmbët e ish-bishës me top në këmbën e majtë u pa edhe kur u kthye sërish në fushë në ndeshje për bamirësi ku Adriano dukej sikur nuk e kishte parë kurrë topin në jetën e tij. Është trishtëuese kur shikon momentet nga ajo ndeshje, ku Adriano nuk arrinte dot që të godiste topin, ndryshe nga magjitë që ka prodhuar vite më parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online