Vidiç trodit Serbinë me deklaratën e bërë: A duhet të shkoj në burg që të jem presidenti i Federatë së Futbollit te ju?

Në fillim të këtij viti, ish-lojtari i Serbisë, Nemanja Vidic, ka paraqitur kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Serbisë. Për të kishte shumë përkrahje, por shpejt hoqi dorë, pra tërhoqi kandidaturën. Vidic ishte i zhgënjyer nga ngjarjet e ndodhura dhe në një intervistë për NIN, pohon se askush në Federatën e Futbollit të Serbisë nuk mund të ketë shanse nëse nuk është kriminel.

“Dragan Dzajic ishte në burg dhe pranoi se ishte marrë me përvetësim dhe Zvezdan Terzic nuk e dëshmoi pafajësinë e tij… Ata udhëheqin organizatat më të mëdha në futbollin serb, Federatën e Futbollit të Serbisë dhe FK Crvena Zvezda. Kjo është një pyetje që të gjithë duhet ta bëjmë”, tha Vidiç dhe vazhdoi.

“Dzajic nuk arriti të dëshmojë pafajësinë e tij për katër vjet dhe Zvezdan Terzic është krenar që ka qenë në burg. Ai thotë se atje ka takuar shumë njerëz cilësor. Nuk e kam problem që Terzic po i rrit fëmijët e tij në këtë mënyrë. Këtu mendohet se nëse shkohet në burg, është gjithçka në rregull”, tha Vidic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online