VIDEO/ Nuk dinë të përdorin VAR-in! Xavi “çmendet” nga arbitrat, e nxjerrin nga stoli në ndeshjen emocionuese

Përballja mes Saudi Al-Nassr dhe Al Sadd ka rezultuar shumë emocionuese në “Champions League-n” e Azisë. Te ekipi i Al Sadd është si trajner Xavi i cili gjenialitetin e futbollistit e ka edhe si trajner. Loja “tiki-taka” është përshtatur edhe te ekipi i Katarit që u shpall kampion së fundmi. Por në “AFC Champions League” është renditur në vendin e dytë.

Pikërisht përballja me Al Nasr ishte sfida që diskutonte për kryesuesen e grupit dhe ndeshja ndodhej në shifrat 2-0. Goli i Santi Cazorla nga goditja e dënimit në minutën e 83 do të rihapte ndeshjen dhe vetëm pesë minuta më vonë, Al Sadd kishte mundësinë për të barazuar rezultatin.

Nam Tae-Hee ndodhej i vetëm përpara portierit kundërshtar dhe kur të gjithë prisnin që topi të ndalej në rrjetë, mbërriti sinjalizimi i arbitrit për pozicionin jashtë loje. Pamjet treguan tërësisht të kundërtën se Nam Tae-Hee ndodhej në pozicion të rregullt.

Për më tepër ky rast që ishte i dyshimtë mund të lejohej fare mirë që të përfundonte. E nëse goli të shënohej, atëherë arbitrat mund të merrnin kohën e tyre për ta parë këtë situatë në VAR dhe të merrnin vendimin e drejtë.

Por një gjë e tillë nuk u bë e mundur dhe këtë e kuptoj më së miri Xavi që ka reaguar keq ndaj kryesorëve të takimit. Në këtë mënyrë legjenda e futbollit europian do të ndëshkohej me karton të kuq për t’u larguar nga pankina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online