“I miri i të tjerëve dhe i keqi i vetes”! Puna e re e Kukësit fillon tani, “sedra” duhet të vendos për garën e titullit

Kukësi zhvilloi sezonin më të dështuar në Superiore që në kohën kur ka mbërritur në elitën e futbollit shqiptar. Verilindorët i kemi parë gjithmonë të renditen në vendet e sipërme të tabelës, por këtë herë gjenden në mesin e klasifikimit. E në këtë sezon kur të gjithë kërkojnë pikë për objektiva të ndryshme, Kukësi është i vetmi ekip që nuk lufton për asgjë.

Kjo sa i përket pikëve në tabelë dhe objektivave të djegura pasi brenda skuadrës kërkohet reagimi. “Thoni se kemi lojtarë shumë të mirë, por nuk po i shohim ende”. Vetë fjalët e Josës që po vijnë prej shumë kohësh kërkojnë të kapin sedrën e futbollistëve të verilindorëve që janë cilësorë dhe yje në media, por që shuhen në fushën e blertë.

Kukësi nuk mund ta mbylli kurrsesi kampionatin mes humbjeve dhe reagimi kërkohet në këto momente për të treguar se lojtarët janë ende aty dhe nuk e nënvlerësuan fanellën që mbajtën veshur. Në këtë javë ekipi i Josës do të ndeshet kundër Laçit dhe mes tyre nuk shquhet për ndonjë “dashuri” të madhe.

Reagimi i Kukësit pritet duke nisur nga ky 90 minutësh për të treguar personalitetin. Në rastin se verilindorët do të arrinin që të fitonin, atëherë me shumë mundësi e nxjerrin një skuadër nga lufta e titullit kampion. Kurbinasit do të ishin vetëm matematikisht në lojë pasi duke parë dy rezultatet e fundit humbasin ndjeshëm terrenin.

Pas kësaj ndeshje Kukësi do të përballet edhe me Vllazninë, një tjetër skuadër që lufton për t’u shpallur kampion. Tashmë janë shumë skuadra që do të jenë mbështetëset kryesore të verilindorëve në këto dy ndeshje për të bërë punën e të tjerëve, por pa harruar që ishin “të këqinjtë e vetes” në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online