James Harden, së bashku me Kenneth Faried dhe Chris Paul, nuk ia kanë dalë t’i rezistojnë Denver Nuggets, që me rezultatin 136-122 iu gëzua fitore kundër Houston Rockets. Harden u ndal në 30 pikë, kurse dy shokët e tij të skuadrës realizuan 23 dhe 20.
Nuggets ishin më lart dhe Malik Beasley arriti të shënonte 35 pikë. Gjiganti Nikola Joki? vijon me paraqitjet e mira. Këtë herë shënoi 31 pikë, si dhe regjistroi 9 asiste e 13 topa të rikuperuar. Torrey Craig dhe Monté Morris, me 22 dhe 18 pikë dhanë gjithashtu një kontribut shumë të vlefshëm në fitoren e Nuggets.
Marshon Oklahoma City Thunder, që mundi 102-118 Miami Heat. Paul George ishte në një ditë të mirë dhe realizoi plot 43 pikë. Dennis Schröder shënoi 28, kurse Russell Westbrook regjistroi “triple-doube”: 14 pikë, 14 asiste dhe 12 topa të rikuperuar.
Boston Celtics kanë likuiduar New York Knicks me rezultatin 99-113, Charlotte Hornets mposhtën Memphis Grizzlies 100-92. Fitore edhe për Utah Jazz, që kaloi me sukses Atlanta Hawks me shifrat 128-112. Rudy Gobert dhe Ricky Rubio shënuan nga 25 dhe 2 pikë për Jazz.
Charlotte Hornets-Memphis Grizzlies 100-92
New York Knicks-Boston Celtics 99-113
Miami Heat-Oklahoma City Thunder 102-118
Utah Jazz-Atlanta Hawks 128-112
Denver Nuggets-Houston Rockets 136-122