VIDEO/ Nominimet për golin më të bukur, ja tre realizimet e sezonit

0

Sot, kemi mundësinë që të shohim gola nga më të ndryshimit dhe më spektakolarët, por sigurisht ata që realizohen në nivele të larat marrin më shumë vëmendje. Sot, UEFA ka bërë dhe prezantimin e tre golave që janë në garë për golin më të bukur të edicionit 2017-2018.

Nuk kishte si të mungonte në këtë listë realizmi i Kristiano Ronaldos në çerekfinalen e Çhampionsit në Torino, ndaj Juventusi, portugezi sigurisht që me plot meritë në këtë garë, pasi mënyra e realizmit ishte me të vërtetë spektakolare.

Goli i dytë i dominuar është ai i Dimitri Pajet. Sulmuesi i Marsejës bëri një gol më të vërtetë të veçantë në Europa League ndaj RB Lajpcig.

Goli i tretë është ai i Kristian Eriksen ndaj përfaqësueses së Irlandës. Goli i sulmuesit danez po ashtu është konsideruar si një prej golave më të bukur të edicionit që është mbyllur.

Më poshtë keni mundësinë të shijoni të tre golat!

GOLI I RONALDOS!

GOLI I PAJET!

GOLI I ERIKSEN!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.