Manxhukiç e mbyll me kombëtaren: Krenaria ime më e madhe

Çdo fillim e ka një fund dhe në futboll çdokush uron që në finish të lërë sa më shumë sukses pas vetes. E mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij pe përfaqësuesen kroate, Mario Manxhukiç, i cili përmes një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë.

Një vendim i logjikshëm, pasi sulmuesi largohet me kokën lart, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës, ku arriti që ta udhëhiqte skuadrën deri në finale, ku u mund nga Franca.

Përmes një letre, Manxhukiç ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë bashkudhëtare dhe thekson se nga sot do të jetë një nga tifozët më të zjarrtë kroat.

“Të dashur miq,

Unë gjithnjë më ka pëlqyer që të flas në fushë sesa se jashtë saj.

Kështu, këto fjalë janë disi të vështira sesa të ndaloj një kundërshtar apo të vrapoj në 120 minuta. Është e vështirë, pasi e di se sa shumë gëzime më sjell gjithë entuziazmi, loja dhe suksesi. Më e vështirë, sepse unë e di se sa bukuri ka dëgjimi i himnit patra një ndeshje. Është shumë emocionuese. Është e vështirë, pasi e di se çfarë emocioni ka të veshësh fanellën e Kroacisë, të përfaqësh vendin tënd. Është e vështirë, pasi unë e di se është fundi i këtyre fjalëve pas kthimit.

Gjithsesi, un e di se është koha e duhur për të folur. Më vjen keq për ekipin e Kroacisë.

Medalja e agjentë e marrë më mbush me energji, por ajo ma ka bërë më të lehtë zgjedhjen për të marrë këtë vendim të vështirë. Ne përjetuam ëndrrën tonë, duke arritur një sukses historik, në mbështetjen e madhe të tifozëve. Ky muaj në Rusi si dhe mbërritja në Zagreb e në gjithë Kroacinë do të jetë një nga kujtimet më të mëdha të karrierës time. Ishte udhëtimi më i bukur i bërë ndonjëherë me ekipin ky kthim në shtëpi. Ishte një lumturi e pamasë, krenar për medaljen e agjentë, pasi vjen pas shumë vuajtjesh. Ne kemi bërë krenar dhe ata që janë ndarë nga kjo jetë. Kemi kaluar shumë momente të vështira.

Nuk është koha për të folur për të shkuarën. Unë besoj se të gjithë ne do të ishim të gatshëm për të luajtur gjithnjë për Kroacinë, pasi është një krenari e pamasë. Unë besoj se në këtë, moment duhet të vendos. Unë dhashë gjithçka dhe më të mirën time, për të arritur suksesin fantastik me Kroacinë.

14 vite më parë, për të parën herë, në skuadrat e moshave unë vesha fanellën e Kombëtares. Që atëherë, kam luajtur dhe kam punuar me shokë të mrekullueshëm, stafe dhe njerëz rreth Kombëtares. Të gjithë punuam për të arritur suksese, duke dhënë gjithçka për Kroacinë. Dua që t’i falënderoj që të gjithë, pasi kanë lënë një shenjë në karrierën time. Gjatë gjithë rrugës ata kanë qenë miqtë e mi më të mirë dhe dua që t’i falënderoj shumë për mbështetjen.  

Në fund, dua të falënderoj mbështetësit e mi.

Asnjë nga ne nuk është perfekt. Ndoshta kam gabuar në disa raste, kam humbur topin apo dhe nuk jam kuptuar mirë, por gjithnjë kam dhënë më të mirën time dhe kam lënë zemrën në fushë.

Që nga sot, unë do të jem mes jush, në radhët e tifozëve më të zjarrtë të Kroacisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online