VIDEO/ Njeriu asist dhe driblime që kthehen në makth për rivalët, Latifi ndër të paktët emra të mëdhenj që mban peshën e rëndë

Kampionati shqiptar ka rritur ndjeshëm cilësinë në vitet e fundit, ku në merkato kemi parë të vijnë plot emra të mëdhenj që janë konsideruar “luks“ për futbollin tonë. Ibrahimi, Hasani apo edhe Seferi ishin emrat e mëdhenj që u afruan sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit Superiorja është pasuruar edhe me elemente si Kaçe apo Latifi.

Por lartësia e emrit jo gjithnjë ka qenë e njëjtë me lartësinë e treguar në fushë. Seferit humbi lidhjen me golin në 6 muajt e parë te Tirana, ndërsa Ferhan Hasani nuk arriti të siguronte as një vend në formacionin e Ilir Dajës. E ndërsa këtë sezon vihet re se Ergys Kaçe ka ende nevojë për kohë në mënyrë që të përmbushë pritshmëritë e tifozëve dhe të stafit teknik.

Ndër të paktët emra të mëdhenj të afruar në Superiore që po ia del të mbajë peshën e rëndë në fushën e lojës është Liridon Latifi. Kampionati shqiptar është një njohje e vjetër e futbollistit 27-vjeçar, që sapo rikthehet merr menjëherë “fronin“ që e la pasi u largua nga Skënderbeu.

Me dy asistet e dhënë në ndeshjen spektakolare mes Vllaznisë dhe Dinamos vërteton klasin e tij. Latifi është kthyer në njeriun asist te kuqeblutë, teksa me topin në këmbë është gjtihnjë një rrezik konstant për prapavijën kundërshtare për të dhënë pasimin e fundit të “knock out“-it.

Por pasimi nuk është e vetmja a.rmë e këtij lojtari të talentuar, që di mjaft mirë të përdorë shpejtësinë e tij për të dribluar e për tu kthyer në një makth për çdo rival. Marrja e bukur e krahut dhe kalimi pa vështirësi i Sidibesë në duelin e sotëm është pasqyra më e mirë e asaj çfarë mund të krijojë ky futbollist. Me 6 asiste dhe një gol në 5 javë të luajtura, Latifi është kthyer në pikën kyçe të Vllaznisë së Brdariçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online