Ekskluzive/ Gjykimi nuk i kënaq shkodranët, Xhaferi: Penalltia ishte qesharake, përfundimisht disa arbitra janë “njollë e zezë” për Vllazninë

Nga Klaudio Ndreca

Vllaznia fitoi në shifrat 6-3 ndaj Dinamos, por në krahun e shkodranëve nuk janë të kënaqur plotësisht. Sigurisht, jo me ekipin e tyre, këtë herë bëhet fjalë për arbitrin Kridens Meta. “Sport Ekspres” i ka marrë prononcim presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, menjëherë pas ndeshjes me Dinamon.

Xhaferi do ta ndjekë procedurën me FSHF për të adresuar në nivelet më të larta të futbollit tonë pakënaqësitë sa i përket gjykimit të Metës. “Nuk dua të merrem shumë me arbitrimin, por penalltia ishte komplet qesharake, kam rezerva edhe për disa raste. Përfundimisht disa arbitra janë njollë e zezë për Vllazninë”, tha Xhaferi.

I pyetur në lidhje me gjashtë golat e shënuara dhe një super Liridon Latifi, Xhaferi ka thënë: “Kjo është Vllaznia që prodhon ndeshje të bukura, futboll të pastër dhe gjithë bashkë në grup kemi arritur këtë fitore fantastike. Latifi? Padiskutim që po arrin në formën më të mirë dhe së bashku me të tjerët ishin të jashtëzakonshëm”, mbyll Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online