VIDEO/ Milano ka vetëm një “Zot”, Ibrahimoviç trondit Interin për 3 minuta me 2 gola

0

As virusi nuk e ndali dot këtë njeri për të pushtuar derbin e Madoninës. Zllatan Ibrahimoviç rikthehet në fushë më i fortë se kurrë dhe i tregon të gjithëve se Milano ka vetëm një “Zot”. Sulmuesi suedez ka fituar një penallti në minutën e 13 të takimit, ku i vendosur përballë Handanoviç nga pika e bardhë e 11 metërshit nuk e fiton dot duelin me portierin e Interit, por topi përfundon sërish në këmbët e tij dhe herën e dytë nuk ka falje.

Ndërkohë vetëm 3 minuta më pas është sërish Ibrahimoviç ai i cili trondit zikaltrit me golin e tij të dytë. Një derbi i ndezur që në minutat e para ky i sotmi, ku spektakli do të vazhdojë edhe për shumë gjatë, teksa jemi ende në pjesën e parë të takimit dhe ka tepër minuta për t’u luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.