Levante ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe ndihmën e tij e ka dhënë edhe Enis Bardhi. Skuadra spanjolle ka mposhtur me shifrat 2-4 Vajadolidin, ndërsa ishte mesfushori shqiptar ai që hapi serinë e golave për ekipin e tij. Në minutën e 23-të të takimit, Bardhi realizon një perlë nga goditja e dënimit.
Futbollisti 25-vjeçar e dërgon topin tokazi për ta ndalur më pas në rrjetën e portës kundërshtare. Ky gol do të sillte barazimin e përkohshëm për Levanten, e cila më pas do të shënonte edhe 3 herë të tjera për të siguruar kualifikimin kundrejt Vajadolidit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/LeFootballenV10/status/1354133839149461509