VIDEO/ Një parabël nga Ishujt Faroe i ndalon fitoren Kosovës, kundërshtarët e Shqipërisë për Europianin dalin të pamposhtur nga Prishtina

Kosova i ka mbyllur me dy barazime ndeshjet miqësore për muajin nëntor. Pas Armenisë, dardanët kanë barazuar 1-1 me Ishujt Faroe mbrëmjen e sotme. Giresse ka hedhur në fushë formacionin e dytë të Kosovës, duke i lënë pushim senatorët e ekipit dhe duke i dhënë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre lojtarëve të rinj e atyre nga kampionati vendas. Skuadrat gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të takimit, teksa pjesa e parë përfundoi 0-0.

Bislimi shënon një supergol në minutën e 64-t të ndeshjes, por pa mundur t’i japë fitoren përfaqësueses së Kosovës. Ishujt Faroe kundërpërgjigjen në minutën e 77, kur Radosavljevic mposht portierin me një parabël. Kujtojmë se Ishujt Faroe do të jenë rivali i Shqipërisë në kualifikueset për Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online