“Asokohe e krahasova me Fernando Torresin”, Stefa i thur elozhe Skukës: Shqipëria fitoi një sulmues, konkurent i denjë për ata që vijnë nga ligat europiane

Xhuliano Skuka dëshmoi potencialin e tij të madh në miqësoren e sotme kundër Armenisë. Ajo roveshatë dhe ato raste të krijuara në pak minuta kundër Italisë nuk ishin vetëm një rastësi. Niveli i sulmuesit të Partizanit ishte në po të njëjtën lartësi edhe kur hyri si titullar ndaj armenëve, kundër të cilëve shënoi edhe golin e parë me fanellën kuqezi. Vlerësime të mëdha vijnë nga studioja e emisionit “Kuq e Zi” në “Supersport”, ku Gjergj Stefa i thur elozhe talentit shqiptar. Gazetari i njohur shprehet se Shqipëria ka fituar një sulmues të ri, i cili sipas tij mund t’i shpallë konkurencë edhe lojtarëve të tjerë që vijën në Kombëtare nga ligat europiane.

“Në futboll ka një aksiomë që sa më pak të flasi futbollisti dhe sa më shkurt t’i thotë gjërat, aq më shumë lojtar i mirë është. Futbollistët flasin në fushë. Skuka është nga ata futbollistë, i cili që në momentin e parë që shkeli në Superiore, unë kam qenë një tifoz personal për mënyrën se si luan në sulm, nuk kam pasur asnjë dyshim që këtë futbollist në momente të caktuara, kundër kujtdo kundërshtari, do të lërë shenjën e tij. Brenda 90 minutave, të fitosh një 11 metërsh të padhënë, të shënosh një gol dhe më pas të humbasësh një gol tjetër, ndërkohë që 4 ditë më parë brenda 10 minutave kishte prapë dy raste me Italinë.

Shqipëria ka fituar një sulmues dhe për ato 5-6 ndeshje në vit që ne luajmë, mund të jetë një konkurent i denjë i të gjithë atyre që luajnë në liga shumë të mira europiane në Kombëtaren tonë. Futbolli luhet për sulmuesit. Janë ata që na duhen gjithmonë e më shumë. Ata janë xhevahirët. Skuka vërtetë ka një karrierë të çuditshme, përpara një viti e 2 muajve luantë në Kategorinë e Parë dhe luajti me Dinamon e më pas me Partizanin.

E kam parë për herë të parë në një ndeshje Dinamo-Tirana në ndeshje Kupe, ku shënoi një gol shumë të bukur, madje asokohe e krahasova me Fernando Torresin për nga mënyra. Që nga ai moment krijova një përshtypje që pika më e fortë që ka është mungesa e emocioneve. Mungesa e emocioneve është shumë e rëndësishme sot në futboll. Patjetër që ka dhe shumë cilësi, por ka dhe karurajo për t’i shkuar portës e për ta kërkuar. Kësisoj, ndonjëherë literaturat bien poshtë, që duhet të jesh lojtar me karrierë. Ja ku jemi, futbolli na ofron personazhe të tillë”, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online