VIDEO/ Një krosim me saktësi precize, Bersant Celina dhuron edhe asistin e dytë në “Ligue 1”

Bersant Celina ka shkëlqyer në ditën e sotme teksa Dijoni është përballur me Montpelier. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në të dy golat që janë realizuar te vendasit. Fillimisht në minutën e 8 duke e kontrolluar bukur topin në krahun e majtë dhe duke shërbyer për Dina, që nuk mund të gabonte në afërsi të zonës.

Pasi u shkurtuan diferencat nga miqtë ishte momenti që Bersant Celina të kthehej edhe njëherë si protagonist. Një krosim preciz dhe fantastik ka mbërritur te mbrojtësi Ecuele në minutën e 60, që vetëm duhet të koordinonte goditjen me kokë për ta dërguar në fundin e rrjetës. Kështu sulmuesi shqiptar ka gjetur edhe asistin e dytë në “Ligue 1”, megjithëse nuk arriti të fitonte tre pikët me Dijonin, pasi Montepelier barazoi me penallti në minutat e fundit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online