U bë fakt i kryer bashkimi i dy trajnerëve serb te Bylisi, klubi mohon lajmin për marrëveshjen me kreun e pankinës gjirokastrite

Klubi i Bylisit ka dalë me një njoftim për shtyp në faqen e vetë zyrtare, ku mohon zërat se përkrahë trajnerit Dovedan do të vijë edhe një tjetër serb, më konkretisht kreu aktual i pankinës së Luftëtarit. Marko Jovanoviç nuk ka shumë kohëqë është zyrtarizuar si trajner i bluzinjve, por emri i tij filloi të qarkullonte shumë shpejt të ishte pranë akordit për të qenë ndihmësi i bashkëkombasit të tij te mallakastriotët.

Bylisi mohon tërësisht të gjitha lajmet që përkrahin këtë marrëveshje, teska theksojnë se nuk kanë asnjë kontakt me teknikun serb. Më tej bëjnë më dije nevojën e skuadrës për një trajner të ekipit U21, që do të mbajnë edhe postin e ndihmëstrajnerit. Megjithatë njoftimi për mediat do të vijë vetëm në momentin kur gjithçka të jetë bërë zyrtare.

“Dy ditët e fundit në media ka qarkulluar emri i trajnerit serb, Marko Jovanoviç, e madje duke u bërë edhe fakt i kryer, për të qenë ndihmësi i trajnerit tonë, Veljko Dovedan në vijim. Por, klubi ballshiot bën me dije se nuk ka asnjë kontakt me trajnerin serb, dhe ky lajm nuk është i vërtetë.

FK BYLIS është në kërkim të një trajneri për skuadrën e U-21, që do të jetë edhe ndihmësi i trajnerit Veljko Dovedan, ku sapo të ketë konkretizime, do ta bëj të ditur për mediat dhe publikun më gjerë…”, njofton klubi i Bylisit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online