VIDEO/ Një gol për kornizë, Timo Werner tund për herë të parë rrjetën me Chelsea-n

Timo Werner ka shënuar më në fund edhe golin e tij të parë me Chelsea-n. Afrimi i ri i merkatos për “blutë e Londrës” ka tundur rrjetën në minutën e 18 në takimin e vlefshëm për Kupën “EFL” kundër Tottenham-it, duke kaluar kështu skuadrën e udhëhequr nga Lampard në avantazh.  Kjo është hera e parë që sulmuesi gjerman tund rrjetën në një ndeshje zyrtare, teksa më parë ka shënuar në një takim miqësor përballë Brighton-it.

Një gol për t’u vënë në korniz ishte ai i prodhuar nga këmbët e Timo Werner. I gjendur në limitet e zonës, talenti 24-vjeçar mahnit me një gjuajtje që i jep koordinatat perfekte topit, i cili përfundon në cepin e portës së mbrojtur nga portieri i Tottenham-it. Momentalisht janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes, që mban shifrat 0-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online