“Me Mustën zemërgjerë, nuk mori masë disiplinore“, Gega thyen heshtjen për merkaton: Gavazajn s’e kisha në plane, me Telushin u përpoqëm

Kukësi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, teksa nga radhët e tij janë larguar një numër i lartë lojtarësh. Futbollistë, të cilët ishin pjesë e rëndësishme dhe titullarë të skaudrës, kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën e tyre larg nënkampionëve të Superiores. Vetë trajneri Skënder Gega ka thyer heshtjen dhe ka folur në një prononcim për mediat në lidhje me çështjet e fundit që kanë rrethuar kampin verilindor.

Gega tregon arsyet e largimit për secilin nga lojtarët, ku i vetmi që nuk ka qenë në planet e tij ishte Gavazaj, çka ka shtyrë sulmuesin të japë lamtumirën me skuadrën. Kreu i pankinës thekson se ka punuar së bashku me Nexhipin për të sjellë lojtarë të rinj, ndërsa në lidhje me largimin e vetë drejtorit sportiv zbulon se një takim mes Nexhipit dhe Gjicit ka ndodhur së fundi, por nuk ka dijeni për një largim nga posti drejtues.

“Musolli ka ikur pa përfunduar marrëveshjen me klubin. Ky është një prononcim që edhe klubi e ka bërë. Rroca u largua me mirëkuptim për t’ju hapur rruga për një sfidë të re, po ashtu edhe Telushi. Ai erdhi dhe kontrata e tij ishte se nëse vjen një ofertë nga jashtë, klubi e pa të arsyeshme për ta lejuar, për t’i shkuar një sfide për jetën e tij, për të mirën e tij. Megjithëse me Telushin u përpoqëm t’i bënim një ofertë tjetër, por ishte i vendosur për të ikur sepse ashtu e kishte kontratën.

Për sa i përket dy largimeve të fundit, me Gavazajn kam biseduar dhe i kam thënë që sot për sot nuk je në planet e mia. Musta ka qenë pjesë e jona, ka marrë pjesë në Kupat e Europës. Ka pasur pretendimet e tij. Në ndeshjen e fundit miqësore kam nxjerrë nga fusha për arsye disiplinore, por prapë klubi u tregua zemërgjerë. Nuk ka marrë masë disiplinore, por i ka dhënë dokumentat dhe i ka uruar rrugën e mbarë.

Klubi ka punuar dhe të jem i sinqertë lojtarët kur mbarojnë kontratat punojnë në krahë të ndryshme, kanë oferta të ndryshme. Edhe Obanori, që ishte pjesë e rëndësishme e klubit, mbaroi kontratën dhe kishte kërkesa të tjera ekonomike. Klubi i ka dhënë ofertë tjetër, nuk ishte dakort dhe janë ndarë duke i dhënë dorën njëri-tjetrit. Teknikisht patjetër që ka lanë hapësira, por po punojmë bashkë me klubin që të sjellim lojtarë.

Bashkë me drejtorin Nexhipi gjatë gjithë kohës kemi punuar. Me aprovimin tim teknikisht por edhe me gjetjen e gjuhës së përbashkët me klubin janë afruar disa lojtarë. Kemi afruar edhe disa lojtarë të rinj 19-vjeçar, pjesë e Kombëtares së të rinjve të Kosovës. Kemi afruar nga U-21 disa të rinj dhe besoj do rritemi shumë shpejt. Presidenti Gjici është takuar me Nexhipin, ku kanë biseduar për shumë problematika. Nuk e di deri ku kanë shkuar, por shpresoj që Nexhipi të mos largohet, sepse është një profesionist, një njeri i mirë. Kam bashkëpunuar me të këtë periudhë dhe ka qenë krahu im i djathtë, ka qenë krahu i djathtë i Safet Gjicit. Besoj do gjejnë gjuhën e përbashkët, por unë e di se nuk është larguar.

Do jetë një kampionat i fortë, të gjitha ekipet janë forcuar. Edhe dikush që ndoshta shfaqet si jo i fortë nuk është në atë situatë. Unë i vlerësoj të gjitha ekipet, nga ato më “të vogla” që mendohet se nuk janë pretendentë. Ky është sekreti i futbollit, t’i marrësh 3 pikë çdo ekipi.

Bojkoti? Me aq sa kam lexuar ato 4 pikat janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme. Unë besoj se në futbollin shqiptar, sportin në përgjithësi, jetën tonë, ato 4 pika nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë nëse është fryma e mirë dhe dashamirëse, por edhe të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin mund të gjejmë gjuhën e përbashkët. Futbolli duhet të jetë në fushë. Korona ka bërë shumë dëme si në çdo vend të globit dhe nëse nuk do të luhet futboll besoj se nuk i shërben askujt”, ka deklaruar Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online