Antuan Grizman dhe bashkëshortja e tij po presin fëmijën e tyrë të dytë. Së fundmi është mësuar dhe gjinia e bebes, që do të jetë djalë. Por, mënyra se si Grizman e ka marrë vesh këtë ka qenë krejt e veçantë.
Gruaja e futbollistit të Atletikos ideoi një surprizë të bukur, ku ndërthuri pasionin më të madh të bashkëshortit, futbollin. Francezi e mësoi gjininë e fëmijës së tij të dytë duke goditur me top një tabelë, që më pas solli që një tufë tullumbacesh të dilnin nga një kuti e fshehur. Ngjyra e tullumbaceve ishte blu, për të treguar se së shpejti familjes së tyrë do t’i bashkohet një djalë.
Antoine Griezmann se enteró que su segundo hijo será nene. ¿Cómo? Así. HERMOSO. ????pic.twitter.com/RuU2qT0b1d
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) October 6, 2018