VIDEO | Një algjerian kopjon Nejmar, simulimi i tij “pushton” rrjetet sociale

Algjerisë i mjaftoi një gol i shpejtë i Bunexhah (2’) për të mposhtur Senegalin në finalen e madhe të Kupës së Afrikës, duke e fituar këtë trofe për herë të dytë në histori.

Mahrez me shokë e mbrojtjen me fanatizëm avantazhin e artë, duke përdorur çdo mënyrë për të arritur te kupa. Ndërkohë që Algjeria udhëhiqte 1-0 dhe Senegali po përgatitej për një goditje këndi në favor, Sofian Feguli i befasoi të gjithë.

29-vjeçari i Gallatasarajit mori një goditje të lehtë me bërryl nga Sadio Mane, qëndroi pak në këmbë dhe më pas u shtri në fushën e blertë sikur të ishte goditur me plumb. Një episod i turpshëm që të kujton brazilianin Nejmar.

Ironitë e tifozëve në rrjetet sociale nuk munguan, por Feguli dhe Algjeria e tij arritën të siguronin një fitore të madhe dhe festuan gjatë me tifozët e tyre kurorëzimin si “mbretërit e rinj të Afrikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *