Më keq nuk mund të kishte për skuderinë e “Ferrarit” në garën që po zhvillohet në Austri. Të dy pilotët e saj janë larguar pasi u treguan të pakujdesshëm duke u përplasur me njëri-tjetrin. Kjo i ka kushtuar shumë Sebastian Vetel dhe Lekler që nuk mund ta vazhdonin dot garën deri në fund.
Vetë skuderia e “Ferrarit” ka reaguar duke u shprehur se Vetel kishte dëme shumë të mëdha në makinë, ndërsa nga ana tjetër do të ishte aventurë e rrezikshme edhe për Lekler që të vazhdonte. Një katastrofë kjo që i ndodh kësaj skuderie e cila po diskutohet shumë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë edhe talljet e shumta që vijnë nga dashamirësit e këtij sporti. /Sport Ekspres/
Se il 2020 fosse una scuderia della #F1.#Ferrari ? #AustrianGP #essereFerrari #Vettel #LeClerc pic.twitter.com/Ge5QDD1dA0
— Pasquale Amato ??? (@PasquAmatoJ8) July 12, 2020