Analiza taktike e derbit/ Partizani funksionoi më mirë, Tiranës nuk po i luajnë lojtarët në skadencë kontrate

0

Analiza taktike nga ana e Oltijon Kërnajës për “Sport Ekspres” sa i përket Tirana-Partizani

Tirana -Partizani

Këtë herë derbi vinte ndryshe nga herët e tjera, favorite ishte Tirana, e cila hynte për dy rezultate në ndeshje! Partizani, vinte me shumë mungesa, tre për shkak të Covid dhe dy për kartonë. Tirana luante me formacionin e plotë por me rreshtim tjetër, duke u fokusuar tek mbrojtja këtë herë, nga 1-4-3-3 në rreshtimin  1-4-2-3-1

Lika

Doka-Vangjeli-Muca-Hoxhallari

Batha-Celhaka

Cobina-Torasa-Cale

Ngo

Batha dhe Celhaka ishin te vendosur para mbrojtjes këtë ndeshje ku kishin detyra mbrojtëse. Ndërsa  Cobina-Torasa-Cale  ishin në mbështetje të Ngo. Ndërkohet te Partizani duket se më në fund po aktivizon mbrojtës të djathtë të vërtetë në rolin e vet dhe Bitrin duke e futur në qendër, për t’i marrë maksimumin.

Formacioni i Partizanit

1-4-3-3

Hoxha

Idrizaj-Bitri-Belica-Trashi

Corderio-Broja-Telushi

Broën-Solomon-Bardhi.

Ndeshja ishte e luftuar, Partizani tregoi dëshirë më të madhe për të fituar ndeshjen! Repartet e Partizanit ishin më funksional njëri me tjetrin! Mbrojta ishte solide, Bitri tregoi se në qendër ishte shume më lart se ne krah, ku këtë herë Idrizaj i fitoi të gjjtha dyluftimet me Cale. Ndërsa Broja ishte çelësi i neutralizimeve të të gjithë aksioneve sulmuese të Tiranës. Pjesa sulmuese e Partizanit filloi të lëvizte më mirë me Bardhin në qendër si pikë referimi! Tirana vinte si në tre ndeshjet e fundit, e lodhur, pa freski fizike.

Mbrojtja e Tiranës është shume konfuze. Disa herë edhe 4 mbrojtës humbin duelin me vetëm një sulmues të Partizanit, rasti i Bardhit. Ndërsa sulmi i Tiranës në shumicën e kohës qëndrojnë te shkëputur nga njëri-tjetri dhe nuk kanë rrezikshmëri.

Ajo që shqetëson më shumë tek Tirana janë lojtarët në skadencë kontrate, të cilët duket se më shumë i ruhen dëmtimeve sesa i përkushtohen rëndësisë së ndeshjes që luajnë! Që të gjesh një gjuajte në portë te Cale-Torasa-Batha duhet të kthehemi 1 muaj mbrapa në ndeshjen Tirana -Vllaznia. Dhe pikërisht në këto momente duhet lojtari që të dalë nga ekipet zinxhire që të afrojnë Tiranën me titullin kampion. Muçi 2 prekje topi dhe nje gol. Tirana këto ndeshje duhet të besojë më shumë tek e ardhmja! /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.