Komedi rumune/ Tre herë përsëritet penalltia nga arbitri, por goli i shumëpritur nuk vjen (VIDEO)

Një rast tërësisht komik erdhi nga Rumania me ekipin e Armando Vajushit, Petrolul. Futbollisti shqiptar ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe ndodhet në izolim, ndërkohë skuadra e tij u bë pjesë e skenës që nuk e ka një të dytë.

Në derbin e zhvilluar kundër Rapid Bukuresht, ndërsa po luhet për t’u ngjitur në elitën e futbollit rumun, ka ndodhur edhe çudia. Tre penallti që përsëriten, një portier i larguar me karton të kuq, tre lojtarë të ndryshëm që godasin dhe nuk kanë saktësi nga 11-metrat.

Kur Rapidi luante me një lojtar më pak që nga minuta e 28, arbitri ka akorduar një penallti në favorin e Petrolul në minutën e 64. Arnautu niset dhe godet, por portieri Popa arrin që ta presë penalltinë.

Arbitri e ndalon festën e portierit të ri dhe e ndëshkon me karton të verdhë për protestë, pasi sipas kryesorit të takimit kishte dalë shumë më para zonës. Penalltia përsëritet dhe këtë herë ishte Marinescu që niset, për të përsëritur të njëjtën histori.

Popa arrin që të presë penalltinë dhe nis festën, por arbitri e ndalon sërish duke i nxjerrë kartonin e kuq. Penalltia duhej të përsëritej për herë të tretë dhe në portë mbërrin Tataru. Një mundësi e re për ekipin e Petrolul që do të shpërdorohej sërish, teksa këtë herë topi shkoi mbi traversë me ndeshjen që përfundoi në shifrat 0-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online