VIDEO/ Nga Tirana në Spanjë, tani Merveil nis aventurën e re… ishullore!

Nga Tirana në Spanjë, aty ku megjithatë, për futbollistin afrikan, ish i bardhebluve, do të nisë një aventurë e re… Në fakt, ai u ble nga Getafe sezonin e shkuar duke u aktivizuar, por këtë sezon do të veshë fanellën e … Majorkës.

Kjo pasi Getafe dhe klubi ishullor kanë arritur një akord për huazimin e Merveil deri në 30 qershor 2019.

Lojtari nga Kongo është prezantuar edhe në faqen zyrtare të Majorkës, që shkruan për të se është një sulmues që mund të luajë edhe si sulmues krahu apo i dytë, jo vetëm përpara.

I shpejtë dhe teknik, ai ka luajtur 6 ndeshjet në Primera Division me Getafen sezonin e shkuar, pasi shënoi 7 gola me Tiranën në 38 ndeshje në sezonin 2016-17.

Gjatë fazës përgatitore të verës, ai është stërvitur me Getafen dhe me trajnerin Hoze Bordalas.
Merveil ka veshur fanelën e Kongos 11 herë, që prej debutimit në 14 qershor 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online