Sherifi ia bën malore Karabakut, më në fund… Agolli në fushë!

Karabaku ka humbur në transfertën e luajtur sonte në Moldavi, Tiraspol, aty ku Sherifi ka fituar me të vetmin gol të ndeshjes, shënuar në minutën e 8-të nga Kapiç. Lajmi i mirë, megjithatë, është fakti se Ansi Agolli është aktivizuar, edhe pse nga stoli, në minutën e 73-të, duke i marrë vendin Slaçevit.

Në përballjen ndaj BATE Borisovit në turin e tretë të Champions, Agolli qëndroi në stol në të dy ndeshjet, teksa luajti ndaj Olimpias sllovene në ndeshjen e kthimit dhe ndaj Kukësit në Shkodër. Ai nuk u aktivizua edhe në sfidën e kampionatit.

Karabaku duhet të përmbysë humbjen në Moldavi pas shtatë ditësh, për të arritur grupet e Europa League. Kujtojmë që Panuçi është duke e monituruar gjendjen e kuqeziut, duke qenë se mund ta kthejë, në sajë të shumë mungesave te kombëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online