VIDEO | Nga Premier Liga te kategoria e katërt, arbitri i famshëm çmend internetin me festimin e tij!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mbrëmjen e kaluar u luajt një nga gjysmëfinalet e kthimit për fazën “play-off” të “League Two”, mes Forest Grin e Tranmere. Sfida përfundoi në barazim 1-1, me Tramneren që siguroi kalimin në finalen e madhe, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të tyre.

“The Whites” do të përballen në finalen e 25 majit me Njuport, ndeshje teke që do të luhet në magjikun “Wembley”.

Gjithsesi, vëmendjen e ndeshjes dhe kualifikimit e mori Majk Din. Arbitri i njohur i Premier Ligës njihet si një tifoz i thekur i Tramneres dhe nuk mungonte në stadium, ku kualifikimin për në finale e festoi si i çmendur.

Video është fantastike, me arbitrin 50-vjeçar, i cili si gjithnjë është shumë i veçantë në llojin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *