VIDEO/ Nga 1-3 në 4-3 dhe kartoni i kuq për një shkelmim topi, Newcastle-West Ham tregon pse futbolli në Angli është më i forti në botë

Futbolli anglez është padyshim më i forti dhe emocionuesi në botë. Një ndeshje mes Newcastle dhe West Ham ka dhënë dozë të madhe adrenaline dhe spektakli. Vendasit e nisën takimin në avantazh falë golit të Isak nga penalltia. Por kur pritej që ndeshja të vazhdonte në favorin e Newcastle, West Ham reagoi me tre gola, duke i dërguar shifrat në 1-3. Antonio, Kudus dhe Bowen do të përmbysnin gjithçka. Më pas ishte Newcastle që ktheu sërish ndeshjen në 4-3.

Isak, sulmuesi suedez që luajti kundër Shqipërisë pak ditë më parë, do të shënonte një tjetër gol nga penalltia. Më pas ishin dy golat e Barnes që i dhanë tre pikët e arta Neëcastle në këtë përmbysje. Ndërkohë në minutën e 94 të takimit, Gordon do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të nxirrej nga loja për Neëcastle pasi goditi një top që lojtarët e Ëest Ham po shkonin ta merrnin me shpejtësi, për të tentuar barazimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/