VIDEO/ Partizani ia hedh paq në transfertë, te Laçi nuk i besojnë syve dhe janë të dëshpëruar pas barazimit

Laci dhe Partizani janë ndalur në një barazim 1-1. Kurbinasit ishin më të dëshpëruar në përfundimin e këtij takimi, pasi kishin shans ideal për të dalë me tre pikët. Të kuqtë e nisën ndeshjen me disavantazh numerik teksa Tedi Cara, në minutën e 19 u ndëshkua me karton të kuq.

Vendasit jo vetëm që nuk përfituan, por në minutën e 38 do të ndëshkoheshin nga goli i Sotës. Megjithatë pjesa e dytë foli e gjitha për Lacin. Soboëale ktheu baraspeshën në minutën e 51, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, Ujka gaboi nga 11 metrat për t’i dhënë avantazhin Lacit. Ekipi i drejtuar nga Cungu provoi me të gjitha mënyrat për të dalë te goli i fitores, por në fund vetëm një barazim i ndarë mes dy ekipeve. /Sport Ekspres/

Sota goal
byu/Albaniafootball insoccer