VIDEO/ Partizani po fiton me 10 lojtarë kundër Laçit, goli i Sotës vendos pjesën e parë, shqetëson Skuka

Partizani ka arritur që të fitojë në pjesën e parë kundër Lacit në shifrat 0-1. Të kuqtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe pasi në minutën e 19 të takimit, Tedi Cara do të ndëshkohej me karton të kuq.

Megjithatë kryeqytetasit po paraqiten më mirë me 10 lojtarë. Në minutën e 38 të takimit, Sota do të kalonte në avantazh Partizanin, për të mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh. Por një problem i madh vjen për trajnerin Shehi pasi Skuka ka lënë fushën e lojës në fundin e pjesës së parë për shkakun e një dëmtimi, me sulmuesin që dukej ndjeshëm i shqetësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Sota goal
byu/Albaniafootball insoccer