VIDEO/ Neymar nuk fal! Kundërshtari i kërkon faull, ylli brazilian e turpëron pas disa sekondash

0

PSG ka shkatërruar me shifrat 6-1 ekipin e Angers mbrëmjen e sotme. Një ndeshje që nuk ishte aspak e vështirë për parisienët, të cilët e kanë bërë të duket më tepër i një takim stërvitor. Neymar ka tundur 2 herë rrjetën gjatë 90 minutave, por nuk është kënaqur me kaq, pasi është argëtuar duke dribluar rivalët.

Një episod i pakëndshëm i ka ndodhur futbollistit Cabot, që nuk është falur nga ylli brazilian dhe ka rënë pre e driblimeve të tij. Në minutën e 75-të lojtari i Angers kërkon goditje dënimi pas një kontakti me Neymar, por gjyqtari sinjalizon vetëm një rivënie anësore. Cabot nuk është kënaqur me vendimin dhe është ankuar, gjë që nuk është pritur mirë nga sulmuesi i PSG-së, i cili pas disa sekondash vendos ta turpërojë me kalimin e topit mbi kokën e kundërshtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.