Prurja që befasoi nga Reja/ Çepele lë Interin dhe zyrtarizohet në Gjermani, Gerarhd Zuber: Futet në ekipin e parë

Ramen Çepele ishte prurja që befasoi në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë sa i përket përfshirjes në listë. Bëhet fjalë për talenti 17-vjeçar i cili ishte pjesë e të rinjëve të Interit, ndërsa u grumbullua nga Reja në Kombëtaren A. Një rast ky që tregon prespektivën e madhe të këtij mbrojtësi, që djeg etapat në një kohë rekord. Ndërkohë Çepele ka nisur një aventurë të re në karrierë pasi është larguar nga zikaltrit dhe i është bashkuar Hannoverit. Fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjëve, por bashkimi me skuadrën e parë është i garantuar.

Këtë e ka pohuar vetë drejtori sportiv i Hanoverit, Gerhard Zuber: “Nënshkrimi me Ramen Çepelen është një tregues që ne vazhdojmë të sjellim lojtarë që kanë talent të madh dhe janë të rinjë. Duke i rritur më tepër, futen edhe në ekipin e parë. Rameni do të luajë fillimisht me U19, por është planifikuar edhe ekipi i parë për të. Kisha disa oferta të tjera dhe jemi të lumtur që zgjodhi Hanoverin”, u shpreh Zuber. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online