VIDEO/ Në Spanjë e quajnë “kriminale”! Barcelona vidhet dhe i mohojnë penalltinë, VAR-i as që duhet

Barcelona është ndalur në shifrat 1-1 ndaj Seviljës duke mos arritur që të bëjë “detyrat e shtëpisë”. Por kjo jo vetëm për fajin e katalanasve, pasi një ndikim të madh ka pasur edhe arbitri Gil Manzano. Në Spanjë është duke u konsideruar si “kriminal” vendimi i gjyqtarit kryesor për t’i mohuar dy pikë katalanasve. Pikërisht në minutën e 93 të takimit atje ku Mesi rrëzohet në zonë nga mbrojtësi brazilian Diego Carlos.

Përsëritja e pamjes e tregon qartësisht shkeljen kundrejt lojtarit argjentinas që nuk i lejon avancimin për të goditur drejt portës. Por në mënyrë tërësisht surprizuese, arbitri nuk e sheh të arsyeshme që të shkonte drejt VAR-it duke vijuar lojën. Vendime të tilla kritikohen dyfish më shumë në një kohë që teknologjia ka pushtuar futbollin, ndërsa dëmtimi ndaj Barcelonës nuk vjen për herë të parë nga gabimet e arbitrave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online