Klasi e shoqëron! Kallaku jep “shuplakë” për të pabindurit: Nuk mërzitem nëse nuk më fton Kombëtarja A

Klasin e tregon në fushë, por jo më pak edhe saj! Sherif Kallaku është një shembull i pastër dhe një krenari për futbollin shqiptar sa i përket produktit që ka nxjerrë në këto vite të fundit. Tashmë Kombëtarja A do të ketë regjisorin e munguar pasi ftesa i ka mbërritur për herë të parë Kallakut.

Por mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit nuk ngurron që t’i jap një “shuplakë” me fjalët e tij edhe të pabindurve që reagojnë keqas kur u mungon ftesa e Shqipërisë. Në një lidhje direkte për “Ora Sport”, Kallaku është shprehur se nuk mërzitet kurrë për ftesën e munguar të Kombëtares A, ndërsa këtë e ka treguar gjithmonë me heshtjen e tij, pavarësisht se mund të ishte pjesë e kuqezinjëve të Rejës prej kohësh.

“Që në fëmijërinë time e kam pas ëndërr kombëtaren dhe tashmë kjo u bë realitet. Të jem i sinqertë edhe nëse nuk do të isha i ftuar tek ekipi A do të isha i ftuar tek U-21 dhe e kam thënë gjithmonë që nuk mërzitem sepse mendoj që do të vijë momenti dhe koha, besoj se ka ardhur ftesa në momentin e duhur. Konkurenca në ekip është shumë e madhe dhe më pëlqen që ka konkurencë. Do jap më të mirën time dhe është në dorë të trajnerit luaj apo jo”, ka thënë Kallaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online