VIDEO/ Si është e mundur? Arijanet Muriq bëhet qesharak duke falur golin, portieri i Tiranës është detyrim për Kosovën

Nga Klaudio Ndreca

Pyetja që të gjithë shtrojnë në Kosovë është: “Çfarë po ndodh me Arijanet Muriqin?”. Portieri që mbërriti te dardanët pas një dënimi të marrë kur luante për Malin e Zi dhe teksa ishte pjesë e Manchester City-t u afrua me një bujë të madhe.

Madje “presionet’ e para për të zënë vendin e titullarit dhe duke mënjanuar Ujkanin do të pranoheshin lehtësisht, pasi bëhej fjalë për një lojtar të Manchester City-t, jo e zakonshme. Pikën kulmore do ta arrinte në ndeshjen e EFL Cup, atje ku në ruletën ruse ishte protagonist në eliminimin e Leicesterit pasi priti dy penallti për ekipin e Guardiolës.

E që nga ai moment, gjithë pjesa tjetër mbetet për t’u harruar për karrierën e Muriq që vazhdon të jetë i paprekshëm te Kosova. Një aventurë e dështuar ishte ajo te Notingham Forest me ekipin tjetër anglez që nuk i besoi gjatë për shkak të pasigurisë dhe gabimeve të shumta që kushtonin me golat e kundërshtarëve.

Të njëjtën këtë pasiguri Arijanet Muriqi e ka përcjellë edhe në Spanjë, teksa këtë herë vesh fanellën e Gironas. I gjithë faji për humbjen në shifrat 0-1 ndaj Fuenlabradas i përket pikërisht Muriqit që në minutën e 45 pas një krosimi të dështuar dhe tërësisht pa pretendime, portieri shqiptar i jep jetë që të kthehet në një gol të realizuar.

Në këto kushte kur jemi përpara sfidës së madhe që Kosova ka ndaj Maqedonisë së Veriut për biletën e Europianit, aktivizimi i gardianit të Tiranës, Visar Bekaj, nuk është një zgjedhje që duhet të mendohet gjatë nga trajneri Shaland, por vetëm një detyrim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online