Ylli i Manchester City ia bën të qartë Guardiolës: Nëse na eliminon Real Madrid, do të largohem

Manchester City do të ketë një punë shumë të vështirë në çerekfinalet e Champions League pasi do të përballet me Real Madridin dhe “finalja e parakohshme” mund të ketë pasoja të rënda për njërin apo tjetrin klub.

Mediat britanike kanë zbuluar se një lojtar ka biseduar me Guardiolën dhe ia ka shprehur qartë: “Nëse nuk e kalojmë Realin, do të largohem në verë”, ka thënë Kevin De Bruyne. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/