VIDEO/ Në Europian për të shkuar larg! Italia tregon dhëmbët që ndeshjen e parë, fitore pa mundime me Turqinë

0

Pa emra të mëdhenj që trembin rivalët, por me shumë talent dhe harmoni në grup. Italia e Mançinit premton shumë dhe hyn në Kampionatin Europian për të shkuar larg. “Axurrët” tregojnë “dhëmbët” që në ndeshjen e tyre të parë, ku në “Olimpiko” nuk e kanë pasur aspak të vështirë të mposhtin Turqinë. Italianët marrin një fitore pa mundime në shifrat 3-0, duke dominuar në çdo aspekt turqit. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura por shumë polemika, teksa në kampin e kaltër pretendonin për 3 raste për 11 metërsht.

Ndërkohë pjesa e dytë ka nisur në mënyrën që Italia dëshironte. Një top i shtyrë drejt zonës devijohet në rrjetë nga Demiral, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të Mançinit me autogolin e tij. Më pas është Imobile ai që bën atë që di të bëjë më mirë, teksa shfrytëzon një top të kthyer pas nga portieri në zonë për të dyfishuar shifrat. Për të mbyllur përfundimisht takimin mendon Insinje, i cili me një godije perfekte i jep golin e tretë Kombëtares së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.