VIDEO/ Ndoji realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, goli mahnit edhe vetë presidentin

Emanuele Ndoji po kalon një periudhë mjaft pozitive te Breshia. Rikthimi ka nxjerrë anën e tij më të mirë, duke marrë rolin e liderit në skuadër. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Sudtirolit, të cilin Breshia e fitoi me rezultatin 2-0.

Goli i parë mban firmën e 25-vjeçarit, që realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit në minutën e 37. Goditja e Ndojit ndalet në rrjetë, duke mos i dhënë portierit asnjë shans për të reaguar. Goli i lojtarit shqiptar mahnit edhe presidentin Celino, i cili me gjestet e tij nënkupton edhe mjeshtërinë e shfaqur nga Emanuele Ndoji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online