VIDEO/ Ndodh për herë të parë në këtë sezon! Egnatia mund dhe i jep leksion Partizanit, siguron vendin e parë

Egnatia ka arritur që të thyejë mallkimin e këtij sezoni kundër Partizanit. Ekipi i drejtuar nga Tetova fitoi me shifrat 2-1 ndaj të kuqëve. Dy golat e pjesës së parë nga Montenegro do të vendosnin historinë e takimit.

Në minutën e 14 dhe të 29, Montenegro arriti që t’i jepte qetësinë Egnatias. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte një gol i bukur i Skukës në minutën e 80 që rihapi ndeshjen, me sulmuesin që puthi stemën e Partizanit në festim. Me këtë fitore Egnatia siguron vendin e parë pas disa kohëve mes luhatjesh dhe i jep një goditje ekipi të drejtuar nga Shehi, teksa po afron gjithmonë e më shumë Final Four. /Sport Ekspres/

Egnatia-Partizani
byu/Albaniafootball insoccer