Goditja e Atalantës rezulton fatale për Klop! Liverpuli lëshon titullin në Premier League, e mund edhe Crystal Palace në “Anfield Road”

Goditja e Atalantës duket se rezultoi fatale për Liverpulin. Pas asaj humbje të befasishme 0-3 në shtëpi nga ekipi i Serisë A, ekipi i drejtuar nga Klop dukej ende në trullosje nga ajo që ndodhi në Europa League.

Këtë herë Liverpuli humbi në shtëpi nga Crystal Palace me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Eze në minutën e 14. Pavarësisht tentativave të Liverpulit, nuk arritën që të dilnin me pikë nga stadiumi i tyre. Në fund, Liverpuli e sheh veten duke lëshuar titullin e Premier League në javët e fundit, teksa e gjen veten 2 pikë më pak se Manchester City. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/