VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 10 në La Liga, sulmuesi shqiptar i tund rrjetën edhe Alavesh

Myrto Uzuni ka shënuar golin e 10 në La Liga. Sulmuesi  ka arritur që të shënojë në ndeshjen që Granada po zhvillon ndaj Alavesh dhe që ndodhet në shifrat 1-0. Në minutën e 9 të takimit, Uzuni arriti që të realizojë nga penalltia. Pavarësisht se portieri e kuptoi idenë e tij, goditja ishte e fortë dhe për gardianin kundërshtar ishte e pamundur që të reagonte në atë moment. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/