VIDEO/ Ndezin qiri teksa luten natën për fundosjen e trajnerëve, Partizani e Dinamo dhe sizma e pankinave…!

Nga Gerti Çarçani

Kryeqyteti ndodhet në prag të derbit të dytë sezonal, këtë radhë me impaktin më të madh të përplasjeve të brandeve Tirana e Partizani, por me Tiranën kryesuese dhe Partizanin që nuk po ngre dot kokë. Shtuar këtu edhe Dinamon që ka hyrë në një asfiksim total, nisur edhe nga shkalafitja e fundit në Shkodër, për të cilën trajneri mori përgjegjësitë e një humbjeje përtej humbjes.

A mund të konsiderohen dy skuadrat e kryeqytetit në krizë? Partizani e Dinamo? Natyrisht që rezultatet mungojnë, nervat kanë rënë, gjaknxehtësia serviret si pjatë e parë dhe mendimi ndryshe jashtë kuadratit të skuadrës perceptohet si mendim armik, i dalë mode dhe tërësisht joprofesional. E megjithatë, Partizani e Dinamo bashkë gëzojnë të drejtën të kapen te argumenti kohë.

Partizani ka harruar të fitojë, Dinamo po nis të provojë shijen e humbjes, edhe pse kjo e Shkodrës ishte humbje që nuk djeg, por përvëlon! Profesor Liri dhe profesor Bledi janë në qendër të targetit atakues për shkak se elementi humbës i tyre mbetet ai dreq rezultati. Mund të ishte edhe shef Gesi, por Tirana në krye dhe mundja e kampionëve me gjysëm skuader i dha oksigjen për më tej.

Dinamo shkoi me pritshmëri të mëdha në Shkodër, si emër, peshë fanelle e dëshirë objektivi, por u kthye tërësisht si një skuadër që nuk ishte skuadër. Mori 6 për 90 minuta. Ishte thjesht një ndeshje, e megjithatë, sinjalet i kishin dhënë që në sfidën me Lacin e Partizanin, apo edhe përballjet me Erzenin në Kupë. Shkëmbi përballet me faktin që i kërkohet ndoshta Dinamo kampion, por mbase nuk ia lejon statura që të thotë nëse është vërtetë për kampion për grupin që ka. Pritshmëritë mbase po e vrasin dhe janë shumë të mëdha në raport me taktikën e jomirëmenduar në sfida të nxehta. Dhe mbetet e do të mbetet problem. Besimin e ka maksimal, presidenca e mbështet, rezultati ende jo. E nëse rezultati e braktis edhe për shumë kohë, atëherë edhe afilacioni do të konvertohet në dilemë e më pas me një fund dicorci. Është film i parë.

Te Partizani Daja duket qartë që është nervoz. Shef Olsi e merr me shumë sportivitet duke hequr pa e thënë një paralele me startin e tmerrshëm të Juves. Është juventin, ka qene dinamovit, por te Partizani tashmë ka nisur pak si shtrembër. Jo ai, por profesori. Në anën tjetër presidenti Demi kërkon të largojë presionin nga skuadra, të bëjë siç ka bërë, të lërë profesor Dajën të punojë qetë, por njëherësh kërkon ndoshta të dijë me shumë rreth diagnosës që po kalon ky Partizani ndoshta këtë sezon me PCR shumë më të lartë. Mbledhja e rekomanduar e pas ndeshjes me Kukësin dha qartë sinjalet që komoditeti i ofruar stafit kurrsesi nuk duhet të shndërrohet dhe t’i merret (president Gazit) si dobësi, sepse më pas mund të konvenojë me një fund sportiv fatal për këdo. A e shpëton apo e fundos derbi trajnerin Daja? Unë them që edhe humbja e mban sërish aty, por ajo që nuk garantohet është kimia e ndërprerë e trajnerit me lojtarët dhe më pas çdo gjë mund të rrjedhë për inerci.

Në mbyllje edhe ata të nxemjes. Kanë të drejtën të punojnë edhe ata. Ka shume që luten natën, ndezin dhe qiri që Shkëmbi e Daja të fundosen që këtë javë, dhe kanë nisur edhe pse me cikle të mbyllura si xhaketa të kthyera të lobojnë për të kafshuar një pankinë që e dinë fare mirë që shumë shpejt do t’ua kafshojnë të tjerët. Histori kolegësh në trainingun shqiptar…Buzëqeshje kur takohemi dhe sa më thellë kur të vjen dita e shpëtimit nga gremina…  /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online