VIDEO/ Ndëshkohet me karton të kuq në fund të ndeshjes, Nejmarin e lënë nervat dhe nis sherrin në tunel

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e bukur për Nejmarin. Përpos humbjes që ekipi i tij mori kundër Lilë, ylli brazilian ndëshkohet me karton të kuq në minutën e fundit të takimit. Një konfrontim me kundërshtarin Djalo ka bërë që Nejmar të shtyjë këtë të fundit përtojë dhe të marrë topin prej tij. Pas përplasjes mes tyre, gjyqtari ka nxjerrë nga xhepi i tij kartonin e kuq, të cilin ua ka ka treguar të dy lojtarëve.

Por kjo situatë nuk përfundon këtu, teksa të dy protagonistët vijojnë përballjen me fjalë gjatë rrugës për të dalë nga fusha. Nejmarin e lënë nervat dhe sapo futet në tunel kërkon një konfrontim fizik me Djalo, por janë punonjësit e sigurisë ata që shmangin një përleshje mes tyre, duke shuar kështu sherrin e nisur mes dy futbollistëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/jebril14797710/status/1378437346832572417

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online