Konte i motivon ndryshe lojtarët për titullin: Nëse Interi është kundërshtari i Interit, do i fitonim të gjitha

Interi po vazhdon i qetë në rrugën e titullit kampion, ndërsa këtë herë një dorë të madhe po i japin edhe kundërshtarët. Juventusi dhe Milani kanë dështuar në përballjet e tyre për t’i dhënë më tepër terren zikaltërve që të shkëputen.

Trajneri Konte është pyetur pas ndeshjes së fituar kundër Bolonjës në shifrat 0-1 nëse Interi është kundërshtari i vetvetes, në luftën për Skudeton. Ndërkohë përgjigja e marrë nga tekniku i Interit kishte shumë inteligjencë dhe i linte lojtarëve që të kuptonin se mund t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Unë nuk mendoj se ne jemi kundërshtarët e vetes. Nëse Interi do të ishte kundërshtari i këtij Interi të kryesimit, ne do t’i kishim fituar të dhjeta ndeshjet. Pastaj nëse do të duhej që të luanim kundër vetes tonë, do të pajtoheshim (qesh). Po bëjmë shumë gjëra të rëndësishme, por duhet të përqendrohemi në qëllimin tonë duke qenë se kjo skuadër nuk ka fituar prej shumë vitesh. Po bëjmë progres, por rrugë është e gjatë”, ka thënë Konte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online