VIDEO/ Bën edhe trajnerin të qeshë! Arbitri nuk nis lojën prej rrjetës së çarë, Nojer “andron” portën sipas mënyrës së tij

Bajerni i Mynihut ka luajtur sot një ndeshje të rëndësishme kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë në luftën për titull, Lajpcigut. Por ky takim ka nisur sipas orarit të planifikuar. Arbitri refuzon të vërshëllejë për të sinjalizuar fillimin e lojës, teksa gjatë inspektimit të zakonshëm vë re rrjetën e çarë në portën që do të mbrojë Manuel Nojer.

Por portieri gjerman nuk ka dashur të humbë shumë kohë dhe menjëherë ka vendosur të “androjë” rrjetën sipas mënyrës së tij. Me anë të një rrobe gardiani i Bajernit përpiqet të vendosë në rregull rrjetën. Një veprim i tillë ka bërë trajnerin Flik të qeshë, ndërsa po të njëtin reagim pati edhe gjyqtari i takimit, i cili nuk e pranon këtë sajim të Nojer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online