Napoli është ndalur pas dy fitoreve rresht në kampionat. Ekipi i Ançelotit është mposhtur kundër Empolit në transfertë me rezultatin 2-1. Fitore e artë për ekipin e Veselit (luajti takimin e plotë), që parakalon Bolonjën. Hysaj nuk u aktivizua në këtë ndeshje, të cilën e ndoqi nga stoli.
Farias zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes mike. Miqtë reaguan dhe barazuan në fundin e pjesës së parë. Kombinim plakësh, Milik pasoi për Zielinski, i cili barazoi shifrat me anë të një eurogoli.
Empoli gjeti golin e dytë dhe të fitores në minutën e 55-të. Një krosim nga kornja u devijua saktë nga Di Lorenco. Festë në stadium, ndërsa ndeshja nuk dhuroi më gola dhe u mbyll me rezultatin 2-1.
Empoli-Napoli 2-1
(Farias 28′, Di Lorenco 55′ / Zielinski 44′)